
Drejtoria Rajonale e shërbimit të transportit rrugor për qarkun e Gjirokastrës ka nisur penalitete për të gjithë ata pronarë fizikë apo institucione që kanë detyrime të papaguara për mjetet që disponojnë.
Sipas të dhënave zyrtare, janë mbi 3 mijë automjete, që bëjnë 17 për qind të numrit total të automjeteve të regjistruara në këtë drejtori, rezultojnë debitore.
Një pjesë e konsiderueshme e mjete debitore janë automjete të institucioneve shtetërore, kryesisht të komunave apo njësive administrative.
Pavarësisht penaliteteve të aplikuara nga drejtoria rajonale e transportit rrugor të Gjirokastrës gjatë muajve të verës nga mjetet debitore janë shlyer detyrimet vetëm 300 prej tyre. (A2 Televizion)