Identifikohet i riu që hodhi gaz lotsjellës në koncertin e Goran Bregoviç

Nga A2 CNN
23 Gusht 2021, 13:01 | Aktualitet
Identifikohet i riu që hodhi gaz lotsjellës në koncertin e Goran

Policia e Korçës ka arrestuar një të ri dhe shoqëruar një tjetër për prishjen e qetësisë gjatë natës finale të Festës së Birrës.

I riu i arrestuar është 21-vjeçari Redon Leka, banues në Tiranë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve, trafiqeve të paligjshme dhe krimeve kundër pronës), i cili gjatë koncertit të këngëtarit Goran Bregoviç hodhi një kapsollë me gaz lotsjellës.

Gjithashtu u shoqëruar në komisariat dhe një person tjetër që tentoi të pengonte efektivët të ndalonin të riun që hodhi kapsollën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/23/kosovska-eshte-kenga-shqipe-me-te-cilen-goran-bregovic-celi-koncertin-ne-korce/
https://a2news.com/2021/08/22/hidhet-gaz-lotsjelles-ne-koncertin-e-bregovicit-policia-ndalon-te-riun/

A2 CNN Livestream

Latest Videos