Këngëtari i famshëm Meat Loaf ka deklaruar se aktivistes mjedisore Greta Thunberg i kanë shpëlarë trurin, duke shtuar se “ndryshimi klimaterik nuk ekziston”.
“Më vjen keq për Gretën. Asaj i kanë shpëlarë trurin dhe e kanë bërë që të mendojë se ka një ndryshim klimaterik, por që në fakt nuk ekziston. Ajo nuk ka bërë asgjë të keqe, por është detyruar që të mendojë se ajo që po thotë është e vërtetë”, tha 72-vjeçari për “Daily Mail”.
Meat Loaf, i cili u bë i famshëm me këngën “I'd Do Anything For Love (But I Won't Do That)”, është parë shumë rrallë në publik pas problemeve shëndetësore që ka pasur duke nisur nga viti 2016. (A2 Televizion)