“Dimri duket se nuk është stina e preferuar” e Dua Lipës. Viti 2020 ka nisur me pushime për këngëtaren me origjinë shqiptare e famë botërore.
Së bashku me të dashurin e saj, 20-vjeçarin Anwar Hadid, 24-vjeçarja është zhvendosur në Miami për të pushuar pas një viti të mbyllur me disa projekte muzikore, shumë koncerte e disa çmime ndërkombëtare.
Këngëtarja e hitit “One Kiss” u fotografua të premten tejet e lumtur teksa argëtohej me motor uji me të dashurin e saj. Me monokini të zeza, Dua tregoi elegancën e saj, ndërsa vëllai i supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid ekspozoi trupin e mbushur me tatuazhe.
Dua është në një marrëdhënie me Anwar që prej qershorit të kaluar, pas ndarjes nga Isaac Carew. (A2 Televizion)