Viti 2020 ka nisur në mënyrë të shkëlqyer për Cameron Diaz. Aktorja e famshme është bërë nënë për herë të parë në moshën 47-vjeçare.
Ajo është e martuar me anëtarin e grupit Good Charlotte, Benji Madden, dhe së bashku bën të njëjtin postim në “Instagram”, duke dhënë lajmin e bukur për fansat e tyre.
“Jemi aq të lumtur, të bekuar dhe mirënjohës që e nisëm këtë dekadë të re duke njoftuar ardhjen në jetë të vajzës sonë Raddix Madden. Ndërsa jemi të kënaqur që po ndajmë lajmin me ju, gjithashtu dua të mbrojmë fort privatësinë e vogëlushes sonë. Ne nuk do postojmë fotografi apo ndonjë detaj tjetër, përveç faktit se është shumë e lezetshme”.
Çifti, kurorëzoi lidhjen e tyre në martesë në vitin 2015. (A2 Televizion)