
Paris Saint Germain ecën përpara edhe pa ndihmën e Leo Messit. Gjigantët francezë siguruan fitoren e 7 në po kaq takime, por edhe njëherë u desh një mrekulli në sekondat e fundit për të gjetur fitoren.
Heroi këtë herë mban emrin e Achraf Hakimit që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 5 dhe në të 94 i dhuroi fitoren Paris Saint Germain që deri në atë moment ndodheshin në barazim me ekipin e Metz.
Leo Messi ishte jashtë dispozicionit për trajnerin Pochettino si pasojë e një lëndimi të lehtë në gju. Me 21 pikë të plota, PSG kryeson Ligue 1, me 7 pikë më shumë për momentin sesa Marseille e vendit të dytë. (A2 Televizion)