
Milani fiton 2-0 në San Siro dhe i përgjigjet “kushërinjve” të Interit, duke iu bashkuar në krye të kampionatit italian.
Pas një pjese të parë disi më të ekuilibruar, ku edhe Venezia pati rastet e saj për të shënuar, diferenca teknike u duk më e qartë në pjesën e dytë. Kuqezinjtë kalojnë në avantazh me Brahim Diaz pas një asisti të Theo Hernandez (’62), i cili do të vuloste një performancë të shkëlqyer duke dyfishuar rezultatin me një kundërsulm të bukur në të 82-in minutë.
Milani ngjitet në kuotën e 13 pikëve, ndërkohë që do të përballet pas pak ditësh me Spezia, që mundoi deri në fund Juventusin ditën e sotme. (A2 Televizion)