
Kupa e Shqipërisë nis menjëherë me surpriza. Në Grupin A, Dinamo ishte e vetmja nga të mëdhatë që stonoi. Blutë u mposhtën 1-0 nga Erzeni, megjithatë kanë ndeshjen e kthimit për të përmbysur rezultatin dhe të kualifikohen në turin 1/16-ave.
Nuk gabuan Teuta, Tirana e Partizani, që me fitoret e arritura, praktikisht hipotekuan kualifikimin.
Surpriza edhe më të mëdha në Grupin B, ku pas barazimit 1-1 të Laçit me Butrintin, edhe Kukësi u frenua me rrjeta të paprekura nga Maliqi.
Vllaznia u mposht 2-1 me përmbysje nga Labëria, me kampionët në fuqi që po vuajnë startin jo të mirë të sezonit. (A2 Televizion)