
Ne nuk jemi as të parët dhe as të fundit që tradhtojmë apo jemi tradhtuar. Në librat e shenjtë është mëkati që ka dy urdhëresa, kur e bën dhe kur e mendon, ndërsa në shumë shoqëri dënohet edhe me vdekje.
Por, asgjë se ka ndaluar tradhtinë, dhe ajo vijon të jetë po aq e fortë sa martesa, ndonjëherë edhe më pushtuese. Po sa flasin shqiptarët, për këtë, sa falin, sa shkatërrojnë? A mjafton një libër për të na ndryshuar në përqasje?
Psikologe e shumë çifteve, Esther Perel mendon se po, e po kështu edhe botuesja Loreta Berhami që këtë vepër e sjell në shqip.
E ndonëse shumë prej nesh mendojnë se seksi është kryefjala e shkatërrimit të një marrëdhënieje, Perel shpjegon se turpet këto kohë janë aq të mëdha sa edhe kërkesat.
Të tilla janë edhe mundësitë për t’u ringritur, edhe pas një tradhtie. Ky libër i konsideruar bestseller nga “New York Times”, “Washington Post” e “The Guardian” është i dyti i autores Ester Perel, që më herët shkroi edhe për erotikën në çift, vepër të cilën botuesja Berhami premton ta sjellë në shqip. (A2 Televizion)