“Qyteti i gurtë”, hiqet kalldrëmi në Gjirokastër, bizneset ankohen

Nga A2 CNN
15 Mars 2019, 13:25 | Kulturë

Pllakat e gurta të kalldrëmit të Gjirokastrës janë hequr pasi zona po i nënshtrohen procesit të rehabilitimit të Qafës së Pazarit.

Kjo situate ka sjell reagimin e menjëhershëm të qytetarëve dhe bizneseve të zonës, te cilët nuk kanë qenë të informuar mbi çka po ndodh, dhe i druhen shkatërrimit të kësaj pjese historike të qytetit që është një pikë e fortë tërheqëse për turistët e huaj .

 Nga ana e drejtuesve te projektit është bërë me dije se materialet e gurta që po hiqen po arkivohen dhe 80% e tyre do të përdoren sërish për shtrimin e rrugicave të pazarit.

Ndërkohë kanë nisur dhe takimet informuese për qytetarët nga ana e bashkisë dhe drejtuesve të projektit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos