
Ai e realizoi këtë instalacion në vitin 1996, kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë ishin si një bombë që pritet të shpërthejë. Edhe pse një prej tyre plasi, pezull kanë ngelur edhe të tjera armatime mes këtyre dy vendeve.
Këtë dhe shumë vepra të tjera të artistit Sokol Beqiri i gjeni nga kjo e premte në Galerinë Kombëtare të arteve në Tiranë. Të gjitha vepra që i flasin kohës kur në Kosovë, lufta dhe liria ishte kryefjalë. Edhe pse duket një temë tanimë e tejkaluar, artistët nga Kosova përpiqen ende të rrëfejnë shumëçka që ka mbetur në unin e tyre.
Të tilla janë edhe këto dy imazhe, në njërën prej së cilës rrëfehen dy trupa të djegur, ndërsa në tjetrën një fëmijë që është dëmtuar në qafë.
Edhe pse e titullon ekspozitën e tij personale “Asmik, as armik” Sokol Beqiri, në këtë prezantim të parë me publikun e Tiranës mban me këtë vepër vetëm disa fotografi të të hujave që luftuan për Kosovën. Edhe pse me vepra të realizuara thuajse 20 vite më parë, të ekspozuara edhe më herët në Kosovë e Serbi, kjo është ekspozita e parë e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë për këtë vit, dikur e kuruar nga Erzen Shkololli që sot është në krye të Galerisë së Shqipërisë. (A2 Televizion)