
Këtë të shtunë u zhvillua Asambleja e Jashtëzakonshme e Komitetit Olimpik Kombëtar, e thirrur nga anëtarët për shkarkimin e dy pjesëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, Genc Boga dhe Tatjana Marash.
Edhe pse sipas statutit do të mjaftonte kuorumi me 1/3, në fakt për mbledhjen urgjente kishin firmosur 2/3 e anëtarëve të KOKSH. Debatet në Asamble nuk munguan, por në fund ishin votat e anëtarëve që vendosën për shkarkimin e dy drejtuesve.
Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli njoftoi se ka nisur puna që në asamblenë e radhës të përfshihet edhe diskutimi për ndërtimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Shqipëri. Sipas tij, CAS-i për zgjidhjen e konflikteve në sport, do të funksionojë me rregullore europiane. (A2 Televizion)