Asensio dhe Militao mbajnë “gjallë” La Ligën

Nga A2 CNN
22 Prill 2023, 22:59 | Futboll
Asensio dhe Militao mbajnë “gjallë” La Ligën

Real Madrid ka bërë detyrën në javën e 30 të kampionatit spanjoll, duke mundur me rezultatin e pastër 2-0 Celta Vigon dhe duke shkurtuar momentalisht në 8 pikë diferencën me Barcelonën kryesuese, që do të luajë të dielën ndaj Atletico Madrid.

Asensio në pjesën e parë dhe Militao në të dytën ishin autorët e golave për ekipin e drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Me golin e sotëm, qendërmbrojtësi brazilian bëhet mbrojtësi me më shumë gola të shënuar me kokë këtë sezon (6) në 5 kampionatet më të forta të Evropës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos