Premier League, Arsenal i hap rrugë parakalimit të Manchester City

Nga A2 CNN
21 Prill 2023, 23:26 | Futboll
Premier League, Arsenal i hap rrugë parakalimit të Manchester City

Arsenal barazoi 3-3 në shtëpi me vendin e fundit të Premier Legaue, Southampton, duke rrezikuar seriozisht tashmë kryesimin e Premier League.

“Topçinjtë” pëuan gol që në minutën e parë, pas një gafe të portierit Ramsdale dhe Alcaraz kaloi Southampton në avantazh. Vetëm 13 minuta më pas, londinezët u ndëshkuan sërish, teksa këtë herë ai që shënoi ishte një Theo Walcott.

Arsenal u rikthye në lojë me anë të Gabriel Martinelli, me pjesën e parë që përfundoi me rezultatin 1-2.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Arsenalin, por ata që shënun ishin sërish miqtë. Në minutën e 66, pas ekzekutimit të një goditje nga këndi, Ćaleta-Car goditi saktë me kokë, duke shënuar të tretin për Southamton. Në minutën e 88, Odegard arriti që të shënote të dytin për skuadrën e Artetës, me një goditje të bukur nga jashtë zone.

Një gol që ndezi shpresën se “Topçinjtë” mund të merrnin diçka më tepër në këtë ndeshje. Në limitet e kohës së rregullt, Arsenal tregoi forcë karakteri, duke realizuar golin e barazimit, me Saka.

Me këtë barazim të Arsenalit, Manchester City ndodhet 5 pikë larg, me 2 ndeshje më pak të luajtura, ndërkohë që ndeshja e radhës për Arsenal do të jetë në “Etihad”, ndaj skuadrës së Pep Guardiolës, që mund të rezultojë dhe takimi më përcaktues për titullin kampion në Premier League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos