15 vjeç dhe grumbullohet me Barcelonën, njihuni me “perlën” e re katalanase

Nga A2 CNN
22 Prill 2023, 16:05 | Futboll

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka grumbulluar në skuadër për ndeshjen ndaj Atletico Madrid një djalosh 15-vjeçar.

Bëhet fjalë për Lamine Yamal, i cili luan si sulmues i djathtë për ekipin U19 të katalanasve dhe që ende nuk ka debutuar me Barcelonën B, por është bërë pjesë menjëherë e ekipit të parë.

Kur u pyet në konferencën për shtyp për adoleshentin e talentuar, Xavi nuk përjashtoi mundësinë që t’i jepte disa minuta: “Nëse është në listë, ka mundësi. I kemi dhënë mundësi shumë të rinjve dhe mund të na ndihmojë, pasi ka talent. Në korrik mbush 16 vjeç, por di të driblojë, di të pasojë dhe është i fortë”.

Lamine Yamal ka përfaqësuar Spanjën në grupmoshat U17 dhe U19, por mund të zgjedhë ende kombëtaren e Marokut nëse dëshiron. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos