Kthehet në Evropë pas 23 vitesh, futbollisti më i vjetër në botë debuton në Portugali

Nga A2 CNN
22 Prill 2023, 18:27 | Futboll

U kthye në Evropë pas 23 vitesh dhe sot ka shkruar historinë. Japonezi Kazuyoshi Miura debutoi me ekipin e tij të ri, Oliveirense, në kategorinë e dytë të Portugalisë.

Në moshën 56-vjeçare, Miura është bërë në futbollistin më të vjetër që luan në futbollin profesionist portugez.

Oliveirense është klubi i 16 në të cilën është aktivizuar veterani japonez, që kur ka nisur karrierën e tij në vitin e largët 1986.

“King Kazu” u aktivizua në minutën e fundit të ndeshjes që ekipi i tij po fitonte 4-1 ndaj Academico de Viseu. Në momentin e aktivizimit të tij, i gjithë publiku u ngrit në këmbë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos