
Bojkot procesit mësimor dhe protesta. Janë këto hapat që studentët e universitet “Fan Noli” në Korçë kërcënojnë se do të ndërmarrin, në rast se kërkesat e tyre nuk plotësohen.
Paraprakisht, ata kanë një listë me katër kërkesa që qeveria dhe Universiteti duhet të përmbushë.
Të njëjtët hapa kërcënuan se do t’i ndërmarrin edhe studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranë. Madje, ata pohuan se do të jenë pjesë e protestës në ditën e shtatë përballë Kryeministrisë.
Paralajmërimet e studentëve në Korçë dhe Tiranë mund t’i paraprijnë një tjetër vale protestash pas atyre të dhjetorit të vitit 2018. (A2 Televizion)