Protestuesit prezantojnë kërkesat, i japin kohë qeverisë deri të shtunën

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 18:00 | Aktualitet

Protesta e shoqërisë civile kundër rritjes së çmimeve është ndërprerë në ditën e saj të shtatë, për të rifilluar sërish ditën e shtunë.

Aktivisti Adriatik Lapaj paraqiti kërkesat e shoqërisë civile.

Aktivistët thanë se do t’i japin kohë kryeministrit Edi Rama që t’i shqyrtojë këto kërkesa, por ata paralajmëruan se do të mblidhen sërish ditën e shtunë me një marshim që nis nga sheshi "Skënderbej" për të qëndruar më pas përballë kryeministrisë, për t’i kërkuar Ramës që të reflektojë rreth këtyre kërkesave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos