“Asgjë e re nga fronti”, përfundon pa marrëveshje takimi mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 20:31 | Kosova
“Asgjë e re nga fronti”, përfundon pa marrëveshje

Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje takimi në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Mësohet se, takimi i radhës do të mbahet më 18 mars. Pas pak në një konferencë për media për të folur për takimin, pritet të dalë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Ndërkohë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka dërguar një mesazh nga takimi trilateral që po mbahet në Bruksel. Vuçiç ka thënë se ishte “takim i vështirë” dhe se “nuk do të ketë dorëzim”. 

‘Një takim i vështirë. Ashtu siç është pritur. Nuk ka dorëzim’, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram.

Takimi dypalësh:

Kurti dhe Vuçiç takuan edhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përpara takimit të përbashkët. Blloku evropian e konsideron takimin e sotëm mes tyre - të gjashtin me radhë - si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.

Takimi i nivelit të lartë u zhvillua mes kaosit të përplasjeve diplomatike Prishtinë-Beograd, rrugët e së cilave priten të zgjidhen në udhëkryqin e përbashkët të Planit franko-gjerman. Në thelb, plani nuk parasheh njohje reciproke, por mëvetësinë e shtetit sovran në arenën ndërkombëtare.

Pra e thënë ndryshe, Serbia nuk do mund të flasë në emër të Kosovës e as të pengojë Kosovën për anëtarësimin në unionin evropian dhe organizata ndërqeveritare dhe anasjelltas. Sidoqoftë, kreu i qeverisë së Kosovës ka qenë i qartë se nuk do të ketë marrëveshje nëse nuk ka njohje reciproke. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/27/propozimi-i-be-per-kosoven-dhe-serbine-kurti-dhe-vucic-takuan-vecmas-borrell-dhe-lajcak-ne-bruksel/
https://a2news.com/2023/02/27/vucic-para-takimit-me-kurtin-nuk-do-te-kapitulloj/
https://a2news.com/2023/02/27/kurti-dhe-vucic-puthen-ne-buze-artistja-nga-prishtina-kercenohet-me-vdekje-per-pikturen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos