Vuçiç para takimit me Kurtin: Nuk do të kapitulloj

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 15:39 | Kosova
Vuçiç para takimit me Kurtin: Nuk do të kapitulloj

Përpara takimit në Bruksel, liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë shpalosur një pjesë të qëndrimeve të tyre. Kryeministri Albin Kurti, në një intervistë për median EURACTIV, ritheksoi nevojën që normalizimi i marrëdhënieve duhet të bëhet përmes njohjes reciproke. “Sigurisht që qëllimi është të arrijmë marrëveshjen finale brenda këtij viti”, tha kryeministri i Kosovës. Duke komentuar përmbajtjen e propozimit europian, Kurti pohoi se ajo çfarë ka mbetur për t’u diskutuar është mekanizmi i zbatimit, garancitë ndërkombëtare dhe periudha kohore.

Një koment për takimin e nivelit të lartë pati edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. “Nuk do të ketë as kapitullim, as kthim në vitet nëntëdhjetë. Serbia do të ecë përpara, ne do të arrijmë të luftojmë”, shprehet Vuçiç në një videomesazh të shpërndarë në profilin e tij zyrtar në Instagram. (A2 Televizion)

https://youtu.be/X6oisTMVU8A

A2 CNN Livestream

Latest Videos