Asist i shkëlqyer i Asllanit, Inter mund Salzburg

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 07:27 | Futboll
Asist i shkëlqyer i Asllanit, Inter mund Salzburg

Vetëm pak orë përpara miqësores së 13 gushtit me Egnatian, Interi fitoi 4 me 3 testin me Salzburgun.

Vendimtar në suksesin e zikaltërve ishte mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani. Ylli kuqezi u aktivizua në pjesën e dytë, kur rezultati i përkohshëm ishte në barazim 3 me 3.

Në sekondat e fundit të lojës, talenti 21-vjeçar serviri një asist fantastik për Sensin, duke kapur të papërgatitur mbrojtjen kundërshtare. Kjo i dha mundësi sulmuesit të shfaqej i vetëm përpara portierit dhe të realizonte golin e fitores për Interin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos