Të shumta janë reagimet në Perëndim pas lajmit të vdekjes së kreut të Wagner-it, Yevgeny Prigozhin.
Përfaqësuesi i Këshillit të Sigurimit të SHBA-së, Andrew Watson, duke folur për Sky News, tha se Shtëpia e Bardhë është informuar për ngjarjen në fjalë.
“Nëse informacioni konfirmohet, askush nuk duhet të jetë i habitur," tha ai.
"Lufta në Ukrainë ka bërë që një ushtri private të marshojë drejt Moskës dhe tani rezultatet po shfaqen," shtoi ai.
Në të njëjtën kohë, Ministria e Jashtme në një deklaratë të shkurtër bëri të ditur se po monitoron nga afër situatën që është krijuar orët e fundit në Moskë.
Ukraina po vëzhgon me kujdes atë që po ndodh në Rusi. Siç raporton Sky News, këshilltari i Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podoliak, pohoi në platformën X, dikur Twitter, se Vladimir Putin "po priste momentin" për të vrarë kreun e Grupit Wagner.
Në të njëjtën kohë ai paralajmëroi se duhet pritur përpara se mund të thuhet me siguri se Prigozhin është neutralizuar.
Është e qartë se Putini nuk fal askënd për terrorizmin e tij brutal. Është gjithashtu e qartë se Prigozhin nënshkroi urdhrin e tij të posaçëm të vdekjes në momentin kur u besoi “garancive” të çuditshme të Lukashenkos dhe "fjalës së nderit" të Putinit. (A2 Televizion)