Prej orësh pezull në 274 metra lartësi, shpëtohen më në fund gjashtë nxënësit

Nga A2 CNN
23 Gusht 2023, 21:15 | Bota

Të gjithë fëmijët që mbetën të bllokuar në një teleferik të varur në 274 metra lartësi tashmë janë të sigurt.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të izoluar mes maleve në Battagram, Pakistan ku gjashtë nxënës dhe dy të rritur mbetën të varur në ajër për orë të tëra pasi teleferiku me të cilin po udhëtonin pësoi një defekt.

Ata ishin nisur për në shkollë pasi kjo e fundit ndodhet mes maleve dhe e vetmja mënyrë për ta arritur është përmes teleferikëve. Por, një nga kabujt u shkëput në orën 07.00 të mëngjesit ditën e djeshme duke bërë që kabina të mbetej e varur në ajër.

Autoritetet më pas dërguan një ekip shpëtimi me helikopter teksa operacioni zgjati gjatë gjithë ditës. Fëmijët, të cilët ishin të moshës nga 15 deri në 11 vjeç, u nxorën nga kabina një nga një.

Banorët nga zona rreth 120 milje në veri të Islamabadit ua bënë djemve me dorë teksa shpëtoheshin ndërsa të tjerë dëgjohej të thoshin “Zoti është i madh”.

Fëmijët e shpëtuar janë tashmë pranë familjarëve të tyre, të cilët nuk mundën t’i mbanin lotët. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/22/teleferiku-peson-defekt-6-nxenes-dhe-nje-mesuese-mbeten-te-varur-ne-270-metra-lartesi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos