Rrahmani, gati të firmosë me Napolin deri në vitin 2027

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 10:38 | Futboll
Rrahmani, gati të firmosë me Napolin deri në vitin 2027

Mungon vetëm zyrtarizimi. Amir Rrahmani është gati të rinovojë kontratën me Napolin deri në vitin 2027.

Në Itali janë të sigurt se drejtuesit e klubit dhe futbollisti shqiptar kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe marrëveshja e re është vetëm çështje kohe.

Sipas “La Gazzeta dello Sport”, mungojnë vetëm detajet e fundit për t’u përcaktuar, por zyrtarizimi ka gjasë të arrijë më shpejt nga çfarë pritej.

Këtë sezon, Amir Rrahmani është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën e Spalletit, pasi është aktivizuar në 26 ndeshje dhe ka shënuar dy gola. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos