Të dielën në ekran u shfaq pjesa e parë e serialit “The Idol” me protagoniste Lily-Rose Depp, vajzën e aktorit Johnny Depp dhe këngëtarin e njohur "The Weeknd".
Debutimi në televizion është shoqëruar me polemika mbi përmbajtjen seksualisht eksplicite dhe degraduese të serialit, ku protagonistët shihen në skena të nxehta.
Shqyrtimet e hershme e kanë cilësuar shfaqjen nga krijuesi i Euphoria, Sam Levinson, si toksike dhe shqetësuese, ndërsa një raport i fundit i Rolling Stone pretendonte se shfaqja kishte përmbajtje të pornografisë torturuese seksuale.




















Seriali është ndërtuar mbi personazhin që përfaqëson Lily-Rose Depp. Ajo është Jocelyn, një këngëtare që pëson një krizë nervore në turneun e saj të fundit.
Më pas ajo takohet me drejtuesin e një klubit nate misterioze Tedros (The Weeknd) për të provuar të kthejë karrierën e saj në rrugën e duhur.
Në serial luajnë gjithashtu Dan Levy, Jane Adams, Rachel Sennott, DaVine Joy Randolph, Hank Azaria, Elizabeth Berkley dhe Anne Heche.
Seriali fillon me një paralajmërim se episodi përmban “dhunë, lakuriqësi dhe kontent seksual”. (A2 Televizion)