Asnjë shenjë nga 3 mijë persona të zhdukur, ushtria del në rrugë kundër grabitësve

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2023, 13:10 | Bota

Numri i viktimave nga cikloni Gabrielle, i cili ka goditur ditët e fundit Zelandën e Re, është rritur në 11, ndërsa frika është e madhe për të paktën 3 mijë persona të cilët janë zhdukur që prej nisjes së ciklonit të kategorisë së dytë.

Cikloni la pas përmbytje të mëdha dhe shkatërrim në pjesën veriore të Zelandës së Re. Ndërsa moti është qetësuar, situata vijon të jetë e rëndë në terren, teksa edhe ushtria është detyruar të dalë në rrugë për të  pasi grabitësit po shkaktojnë kaos dhe janë kthyer në një rrezik të madh për ndërtesat e përmbytura.

Banorët e Hawke's Bay janë detyruar të krijojë postblloqe për të ndaluar grabitësit, ndërsa policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga deri tani 42 persona. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/16/termeti-dhe-moti-i-keq-shkaktojne-kaos-pamje-apokaliptike-nga-zelanda-e-re/

A2 CNN Livestream

Latest Videos