
Të paktën dy persona humbën jetën dhe 8 të tjerë mbetën të plagosur rëndë si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një bllok apartamentesh në Sanliurfa të Turqisë.
Sipas të dhënave paraprake, shpërthimi në pallat dyshohet të jetë shkaktuar nga një rrjedhje e gazit në linjat e amortizuara.
Autoritetet kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë evakuuar banorët e pallatit, ndërkohë që bilanci i fataliteteve mund të rritet më tej pasi shumë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Shpërthimi ka qenë tepër i fortë dhe pothuajse e ka shembur një pjesë të pallatit, ndërkohë që dëme ka dhe në zonën përreth. (A2 Televizion)