
Ndërsa gjatë gjithë ditës së djeshme qyteti i Elazig është goditur nga 6 paslëkundje me magnitudë maksimale 4.5 ballë i shkallës rihter, shumë qytetarë janë të shqetësuar mbi sigurinë e tyre, pasi i druhen ndonjë lëkundjeje tjetër fatale, që mund t’u marrë edhe jetën.
Por, situata nuk është aspak për t’u shqetësuar për Prof. Dr. Naci Görür, i cili në një prononcim në llogarinë e tij në rrjetet sociale ka bërë deklarata të rëndësishme për tërmetet e ndodhura në Elazig.
"E njëjta gjë ka ndodhur disa vite më parë, ku kishte tërmete të mëparshme në rajonin e Bingöl në 1971-n dhe 2003-n, në Palu në 1977-n, dhe në Sivrice tre vite më parë, në vitin 2020, etj, pra në zona në lindje të Elazig, në të njëjtën çarje, kështu që nuk pres më tërmete të mëdha në Elazig”. (A2 Televizion)
Prof. Dr. Naci Görür