Tym dhe pluhur, momenti kur godina 7-katëshe shembet dhe zë poshtë njerëzit në Malatya

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2023, 10:58 | Bota

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentet e tmerrit kur një bllok apartamentesh 7-katëshe në lagjen “Yetiş” në Malatya u shkatërrua plotësisht nga tërmetet në Kahramanmaraş, duke zënë poshtë edhe disa persona, të cilët po dilnin me vrap në rrugë për t’i shpëtuar vdekjes.

Nga shembja e kësaj godine humbën jetën 13 persona, ndërsa një fëmijë u arrit të shpëtohej pas 87 orësh nën rrënoja.

Momentet e prishjes së banesës Yetiş, e cila përbëhet nga 16 banesa në rrugën “Zapçıoğlu” në Çukurdere Mahallesi, u pasqyruan në kamerat e sigurisë, teksa shihet se pas rënies, në rrugë krijohet një re e madhe pluhuri dhe tymi.

Godina, e cila është ndërtuar në vitin 1995, arriti t’i bëjë ballë lëkundjes së parë pak pas orës 04:00 me orën lokale, por fatkeqësisht jo lëkundjes së mesditës, duke i marrë jetën personave që ishin futur në banesat e tyre për të marrë sendet personale. (A2 Televizion)

https://youtu.be/Nqesj8WB2oA
https://a2news.com/2023/02/20/ska-qetesi-ne-turqi-elazigu-tronditet-nga-6-pasgoditje-te-forta-termeti/
https://a2news.com/2023/02/20/tjeter-fenomen-i-cuditshem-ne-hataya-pas-termetit-uji-i-detit-terhiqet-me-20-metra-qytetaret-te-shqetesuar/
https://a2news.com/2023/02/20/tentojne-ta-shembin-pas-demtimeve-nga-termeti-minarja-e-xhamise-bie-mbi-nje-shtepi-3-kateshe/
https://a2news.com/2023/02/20/termeti-shkaterron-kishen-historike-ortodokse-ne-hatay-mbijeton-vetem-kambana/

A2 CNN Livestream

Latest Videos