Asnjë vdekje nga koronavirusi në Kosovë, shënohen 10 raste të reja

Nga A2 CNN
11 Qershor 2021, 16:05 | Kosova
Asnjë vdekje nga koronavirusi në Kosovë, shënohen 10 raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se të premten u shënuan 10 raste të reja me koronavirus.

Përgjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë ndërsa 627 raste mbeten aktive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 11 qershor janë shëruar 116 pacientë ndërsa prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,544 pacientë me Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos