Kosova merr 10 mijë vaksina të tjera dhuratë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2021, 19:05 | Kosova
Kosova merr 10 mijë vaksina të tjera dhuratë

10 mijë vaksina të tjera kundër koronavirusit kanë mbërritur të enjte në Kosovës në formën e një donacioni nga Kroacia.

Kjo dhuratë shumë e rëndësishme në këtë fazë të pandemisë u prit nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijella Barishiq.

Ende nuk dihet se vaksinat e kujt kompanie janë dhuruar nga Kroacia, por tashmë Kosova duket se po siguron mjaftueshëm doza pas marrëveshjes së disa ditëve më parë që qeveria arriti me kompaninë Pfizer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos