Asnjë viktimë nga koronavirusi në Kosovë

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 15:04 | Kosova
Asnjë viktimë nga koronavirusi në Kosovë

Kosova nuk ka shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi, këtë të mërkurë.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 974 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 124 persona. Qyteti më i prekur vijon të jetë Prishtina me 72 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është 17,623 ndërsa numri i rasteve aktive është 1770.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 49 pacientë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos