Mandati i Gjykatës së Hagës, Prokuroria Speciale: Kërkesa e Thaçit, jo kushtetuese

Nga A2 CNN
21 Tetor 2020, 13:12 | Kosova
Mandati i Gjykatës së Hagës, Prokuroria Speciale: Kërkesa e

Prokuroria Speciale, me seli në Hagë, ka kritikuar kërkesën e presidentit të Kosovës për rishikimin e mandatit të Gjykatës së Posaçme, që gjykon krimet e luftës së UÇK-së.

Në një qëndrim zyrtar, thekson se nisma e Thaçit për ndryshimin e amendamentit kushtetues synon zhvlerësimin e veprimeve të institucionit ndërkombëtar.

Duke e ka konsideruar kërkesën e presidenti si antikushtetuese, Prokuroria Speciale thekson se Thaçi është i përfshirë në hetime, prandaj kërkesa e tij nuk duhet të merret parasysh.

Presidenti i Kosovës kërkoi që mandati i Speciales të mos jetë 5 vite, por të përcaktohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me qeverinë e Kosovës.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos