Pandemia në Kosovë, një viktimë dhe 130 raste të reja

Nga A2 CNN
20 Tetor 2020, 15:05 | Kosova
Pandemia në Kosovë, një viktimë dhe 130 raste të reja

Këtë të martë, Kosova ka shënuar një viktimë nga koronavirusi, për një total prej 657 humbje jetësh.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se në 24 orët e fundit, janë kryer 818 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 130 persona.

Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është 17,139, ndërsa numri i rasteve aktive është 1695.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 71 pacientë, për një total prej 14787 pacientësh të shëruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos