Asociacioni, Çejku: Përpjekje e ndërkombëtarëve për të afruar palët në dialog

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 20:59 | Kosova
Asociacioni, Çejku: Përpjekje e ndërkombëtarëve

“Nuk diskutohet për përmbajtjen formale të zbatimit të një marrëveshje të caktuar sepse kjo është një përpjekje e faktorit ndërkombëtar për të afruar palët në dialog. Qeveria po i shmanget komunikimit dhe sfidës që ka që është pranimi i kësaj marrëveshje”.

Kështu u shpreh në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN diplomati Arben Çejku teksa foli për asociacionin. Ai theksoi se këto janë mekanizma që përdoren nga diplomacia për të përafruar palët, për të parë deri ku mund të shkojnë në pranime e lëshime, në fund e gjitha do të kthehet te Gjykata Kushtetuese.

“I gjithë debati nuk është tashmë për thelbin e marrëveshjes, por do të pranohet apo jo marrëveshja. Do të kërkojë rikthim në normalitet dhe në seriozitet të kësaj çështje. Thelbi është kalimi i ngërçit që të çon më pas te pranimi i marrëveshjes, te njohja reciproke. Askush nuk kërkon që qeveria e Kosovës të bëjë lëshime”, u shpreh diplomati. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos