“Siguron mbijetesën e serbëve”, Lista serbe: Asociacioni duhet të ketë kompetenca ekzekutive

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 10:06 | Kosova
“Siguron mbijetesën e serbëve”, Lista serbe: Asociacioni

Lista Serbe kërkon që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovës të ketë kompetenca ekzekutive. Përmes një deklarate, kjo forcë politike nënvizon se Asociacioni duhet të formohet pasi është një obligim që Kosova e ka marrë përsipër me anë të marrëveshjeve të firmosura në Bruksel.

Lista Serbe shkruan se Bashkësia e Komunave Serbe është e nevojshme “për mbijetesën e popullit serb” dhe e renditi formimin e saj si kërkesën kryesore të serbëve në Kosovë.

Në të njëjtën linjë është edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, e cila nënvizon se nuk pret që Asociacioni të jetë në përputhje me kushtetutën e Kosovës. Gjithashtu, pretendoi se kompetencat e tij dihen dhe janë përcaktuar që në vitin 2015.

“Në një nga takimet tona, u tha qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të punojnë menjëherë në fillim të vitit 2023, domethënë janar dhe shkurt, për krijimin e Asociacionit të komunave serbe. Pritshmëria ime është edhe një herë që Asociacioni i komunave serbe të jetë në përputhje ekskluzivisht vetëm me marrëveshjen e Brukselit dhe në përputhje me atë që është përcaktuar në vitin 2013 kur u nënshkrua marrëveshja e Brukselit dhe në vitin 2015, kur me marrëveshje u përcaktuan kompetencat e Asociacionit të komunave serbe”, tha kryeministrja serbe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos