Qeveria e Kosovës miraton rritjen e pagave, Kurti: Ngushton hendekun mes zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 13:58 | Kosova

Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e pagave në sektorët publikë. Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se vlera e koeficientit të pagës në sektorin publik do të jetë 105 euro për vitin 2023 dhe 110 euro për vitin 2024.

Sipas tij, vlera e koeficientit të pagës për çdo vit do të llogaritet në kuadër të planifikimeve për buxhetin.

Sipas Kurtit, përmes Ligjit të Pagave synohet të arrihet barazi dhe ndershmëri për pagat mes kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerë, si dhe mbështetje solide për mjekët, arsimtarët, policët dhe ushtarakëve.

“Me sistem të ri të pagave e vlera të reja, barazi dhe ndershmëri për pagat në mes të kategorive, ngushtim të hendekut midis zyrtarëve të lartë dhe të tjerëve, si dhe mbështetje solide për katër kategoritë jetike për funksionimin e shoqërisë, atë të mjekëve, arsimtarëve, policëve dhe ushtarakëve. Tash e tutje nuk do të ketë më stanjacion të pagave pafundësisht. Ato do të lëvizin sipas rritjes, punës dhe rezultateve që kemi të gjithë ne, bashkë në rritjen ekonomike të vendit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos