Ata vranë frikën! Demonstrata e parë antikomuniste dhe historitë e torturave

Nga A2 CNN
19 Janar 2020, 11:43 | Sociale
Ata vranë frikën! Demonstrata e parë antikomuniste dhe

Liria iu kish dhënë krahë, por këtë grup të rinjsh më 11 janar, e mbështetën vetëm miqtë. Sprova e parë e revoltës që kishte si thirrje lirinë kishte dështuar.

Më 11 janar në shesh nuk kishte më shumë se 100 persona. Atë mbrëmje, ata ndarë detyrat. Dinamiti ishte gjetur, mbetej vetëm të njoftonin shkodranët se të dielën, më 14 janar në shesh do të trembej frika. Xhiroja e Piazzës në Shkodër do të mbaronte në shesh, aty ku edhe do t’i jepnin fund regjimit diktatorial.

Por, ndërsa lajmëronin në çdo shtëpi, shteti i instaluar në Tiranë kishte lëvizur gjithashtu. Ministria e Brendshme, hetues e forca të shumta policie kishin mbërritur në Shkodër që atë mbrëmje.

Me shumë gjasë, Kol Kurti, sot 32-vjeç që jeton në Miçigan, bashkë me prindërit, është i pari fëmijë shqiptar që ka ngritur dy gishtat lart. E kishte mësuar nëna e tij. Thonë se fotografia e Kolë Kurtit me shenjën e parë të lirisë ekziston në arkivat e ish sigurimit të shtetit, falë misionit të vetë hetuesve që aty kishin instaluar gjithçka që i duhej shteti për të tmerruar qytetarët e Shkodrës, një fotografi të cilën as shteti i sotëm nuk ia siguroi A2 përtej kërkesës zyrtare për të gjetur qoftë edhe dy imazhe nga demonstrata e asaj dite.

Më 14 janar në shesh ishte edhe një djalë i ri që fotografonte, por jo për shtetin. Ai ishte Tef Curani. Edhe pse nuk u gjendën asnjëherë fotot që mund të kishte realizuar Tef Curani atë ditë, ai do të dënohej vetëm për mendimin.

Ishte e vështirë ta rikthenim pas 30 vitesh në dhomën e torturave, por me siguri jo aq e vështirë sa ishte edhe vendimi që Tef Curani ndërmori atë kohë për t’u vetëvrarë.  

Ai që do të merrte më shumë plagë nga kjo dhunë e pushtetit do të ishte Rini Monajka, i cili edhe pse pas një viti është liruar nga burgu dhe kërkoi shpëtimin në Austri, e pati të pamundur rimëkëmbjen. Rini Monajka humbi jetën aty ku mendonte se do ta niste i lirë. As Austria nuk do t’i shëronte vragat e torturave që kishte marrë.

Prej dhjetë vitesh miqtë tij kërkojnë që një rrugice në Shkodër t’i vendoset emri i tij. Ende nuk e kanë arritur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos