
Pronarët e banesave dhe tokave që janë përmbytur në vitin 1978 për të krijuar liqenin e hidrocentralit të Fierzës, i kanë bërë apel qeverisë që t’u japë kompensimin ose dëmshpërblimin për pronat e tyre.
Duke qenë se kërkesa të tilla janë bërë në mënyrë të herëpashershme prej 30 vitesh, kësaj radhe përfaqësia e pronarëve ka vendosur afate për përgjigje nga qeveria, në të kundërt deklarojnë përshkallëzim të qëndrimit të tyre.
Problemi i shpronësimeve dhe kompensimit fizik të pronarëve mbetet ende i pazgjidhur tërësisht edhe pse kanë kaluar tre dekada në tranzicion.
Vetëm 400 familje nga 3 mijë e 500 që humbën pronat dhe tokat kanë përfituar kompensim në vitin 1995, duke u zhvendosur në Durrës, Lezhë e Lushnje, ndërsa pjesa tjetër vijon kalvarin e gjatë të kërkesave. (A2 Televizion)