Atalanta e papërmbajtshme, tjetër goleadë në Serinë A

Nga A2 CNN
4 Tetor 2020, 14:50 | Futboll
Atalanta e papërmbajtshme, tjetër goleadë në Serinë A

Atalanta fiton ndeshjen e tretë radhazi në Serinë A dhe merr përkohësisht e vetme kryesimin e renditjes. Bergamaskët mposhtën Cagliari me rezultatin 5-2, në një tjetër goleadë spektakolare pas asaj ndaj Lazios disa ditë më parë.

Vendasit kaluan në avantazh me Muriel, por Diego Godin barazoi rezultatin për sardët.

Përgjigjja erdhi e shpejtë me anë të Gomez, Pasalic dhe Zapata, duke e çuar rezultatin në 4-1 që në pjesën e parë.

Në të dytën, Joao Pedro ngushtoi disavantazhin për Cagliari në 4-2, por Lammers vulosi gjithçka me golin e pestë për Atalantën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos