Haland është një lider, tjetër dygolësh për Dortmund

Nga A2 CNN
3 Tetor 2020, 17:26 | Futboll
Haland është një lider, tjetër dygolësh për

Borussia Dortmund më në fund është rikthyer te fitorja në Bundesliga, pas dy humbjeve të javës së kaluar; një përballë Augsburg në kampionat dhe tjetër ndaj Bayern Munchen për Superkupën e Gjermanisë.

Verdhezinjë triumfuan me rezultatin 4-0 përballë Freiburg, në një ndeshje që foli totalisht për ta që nga minuta e parë. Erling Haland ishte sërish ylli i vendasve, i cili në këtë takim gjeti një tjetër dygolësh si dhe dha një asist në golin e fundit për Passlack. Goli tjetër u shënua nga Emre Can.

Në ndeshjet e tjera të Bundesligës, Koln u mund në shtëpi 1-3 nga Munchengladbah, Frankfurt fitoi 2-1 ndaj Hoffenheim, Stuttgart barazoi 1-1 me Leverkusen, ndërsa Werder fitoi minimalisht 1-0 ndaj Bielefeld. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos