
Pas humbjes në tavolinë 0-3 ndaj Veronës dhe barazimit me Juventusin, Roma ka arritur të marrë fitoren e parë në Serie A.
Kryeqytetasit e kanë bërë këtë në transfertë ndaj Udineses, me një supergol të realizuar nga Pedro, i cili ishte i pari për spanjollin me fanellën verdhekuqe.
Për të dytën ndeshje radhazi, Marash Kumbulla, futbollisti i Kombëtares Shqiptare luajti gjatë gjithë ndeshjes, duke i dhënë një siguri të madhe Romës në mbrojtje, atje ku ekipi ka çaluar shumë gjatë viteve të fundit.
Më herët në Serie A, Sassuolo triumfoi 4-1 ndaj Crotone-s, ndërsa Genoa-Torino u shty pasi shumë lojtarë dhe pjesëtarë të stafit të ekipit vendas janë prekur nga koronavirusi. (A2 Televizion)