Leeds ndal Manchester City-n, Everton i Ancelotti-t në krye të Premier League

Nga A2 CNN
3 Tetor 2020, 20:24 | Futboll
Leeds ndal Manchester City-n, Everton i Ancelotti-t në krye të Premier

Edhe pse erdhi nga kategoria e dytë, Leeds po tregon se ka ndërtuar një skuadër të denjë për t’u përballur me skuadrat më të mira anglezë.

Këtë të shtunë edhe Manchester City provoi forcën e skuadrës së drejtuar nga Bielsa-s, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1. Edhe pse kaloi në avantazh në pjesën e parë me anë të Sterling, City nuk arriti të dalë me pikë të plota nga kjo transfertë, pasi Rodrigo barazoi rezultatin në pjesën e dytë.

Më herët, Everton bindi edhe njëherë, duke triumfuar 4-2 ndaj Brighton. Kjo është fitorja e katër në po kaq ndeshje këtë sezon për skuadrën e Ancelotti-t, e cila tashmë e sheh veten në vendin e parë në Premier League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos