
Skuadra e Tottenham-it nuk po gjen qetësi pas largimit të italianit Conte, teksa në ndeshjen e fundit në Premier League mori një goditje të rëndë duke u mundur 6-1 në transfertë nga Newcastle.
Ky rezultat bëri që drejtuesit e klubit të shkarkojnë trajnerin e përkohshëm Cristian Stellini, i cili e drejtoi ekipin vetëm në 4 ndeshje dhe të emërojnë në vend të tij një tjetër trajner të përkoshëm.
Mësohet se ai është një emër surprizë, Ryan Mason, i cili është vetëm 31 vjeç, por sipas klubit, ai e njeh mirë ambientin dhe për këtë shkak i është besuar drejtimi të paktën deri në përfundim të këtij sezoni. (A2 Televizion)