Atentat kamikaz në ambasadën ruse, të paktën 2 viktima, dhjetëra të plagosur

Nga A2 CNN
5 Shtator 2022, 11:55 | Bota
Atentat kamikaz në ambasadën ruse, të paktën 2 viktima,

Janë të paktën dy viktimat dhe dhjetëra të plagosurit nga një sulm kamikaz që ka ndodhur në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Sulmi ka ndodhur në perimetrin e jashtëm të ambasadës ruse, ndërkohë që sipas autoriteteve, atentatorët janë neutralizuar nga rojet e ambasadës.

Nuk ka ende lajme për të plagosur në radhët e stafit të ambasadës ruse, një nga të paktat seli diplomatike që janë ende aktive në vend pas marrjes së pushtetit nga ana e talibanëve, rreth një vit më parë.

Moska nuk njeh zyrtarisht regjimin, por ka nënshkruar disa marrëveshje për sa i përket furnizimit të vendit aziatik me karburant. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos