Dështon referendumi për Kushtetutën e re, trazira në Kili

Nga A2 CNN
5 Shtator 2022, 09:17 | Bota

Protesta, arrestime dhe një situatë që mund të përkeqësohet ora-orës në Kili, aty ku referendumi që do të miratonte Kushtetutën e re - e para e shkruar pas diktaturës së gjeneralit Augusto Pinochet - ka dështuar me shifra që kanë habitur të dyja palët.

Janë 62% të votuesve që kanë refuzuar Kushtetutën, që ishte një nga objektivat më ambicioze të presidentit të majtë, Gabriel Boric, i cili ka pranuar humbjen që mund të rrezikojë seriozisht pushtetin e tij. “Populli kilian, ka folur në mënyrë të qartë, ata nuk janë të kënaqur sesi kjo Kushtetutë është shkruar dhe këtë e pranoj”, deklaroi ai.  

https://www.youtube.com/watch?v=yvS6xVTpxdo

Refuzimi i Kushtetutës së re është edhe një refuzim ndaj një organizmi të ri të shoqërisë të atij vendi, i cilësuar nga opinioni publik ndoshta tepër majtist, me një theks të veçantë për fiset indigjene si ai Mapuche, që ishin dhe iniciatorë të protestave të dhunshme në vitin 2019.

https://a2news.com/2021/12/20/nje-kroat-drejtonkilin-politikani-i-majte-behet-presidenti-me-i-ri-i-vendit-latin/

Sipas analistëve, fushata e partive të djathta që kanë shpërndarë lajme që kushtetuta do të kthente Kilin në një vend komunist, ku prona private nuk parashikohej, ka dhënë efektin e duhur. Jo më kot, në të gjithë lagjet e pasura të kryeqytetit Santiago, valëviten flamuj kilian dhe shkrimet “Kemi fituar”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/09/kili-protestuesit-bastisin-kishat-dhe-djegin-statujat-e-jezusit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos