
Një krim i dyfishtë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Shkodrës. Në këtë ngjarje ka mbetur i vrarë shtetasi Fatos Ferracaku, i cili është qëlluar me një plumb në kokë dhe është plagosur rëndë shtetasi Fatmir Mehaj.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” të këtij qyteti. Viktima Ferracaku merrej me tregtinë e peshkut. Nga hetimet e para për këtë ngjarje dyshohet se shtetasi i vrarë Ferracaku është i afërmi biznesmenit, Arjan Ferracaku, i cili është ekzekutua më 1 shtator 2018 po në Shkodër.
Autorët e vrasjes mendohet të jenë dy persona, të cilët kanë qenë me maska dhe lëviznin me motor. Pak minuta pas ngjarjes, Policia e Shtetit ka gjetur edhe një motor të djegur tërësisht nga ku dyshohet se i përket autorëve.
Në komisariat janë shoqëruar disa tregtarë të cilët kanë qenë aty për të ndihmuar në zbardhjen e këtij krimi. (A2 Televizion)