Gjykata e krimeve të rënda caktoi 55 vite burgim në total për grupin e Emiljano Shullazit.
Ndonëse për bandën famëkeqe prej kohesh ishte dhënë pretenca nga ana e prokurorisë gjykata shtynte seancat pas pretendimeve të avokateve dhe kohës që iu duhej për mbrojtjen e klientëve të tyre.
Në këtë seancë, të pandehurit zgjodhën që të mos paraqiten para trupës gjykuese, ndërkohë që u përfaqësuan nga avokatët e tyre. Në sallë ishin dhe monitoruesit amerikane të cilët prej kohesh ndjekin procesin.

Në vendimin e dhënë gjykata shpalli të pafajshëm Shullazin për kërcënimet e Mynyr Konit dhe ato të vendosjes së eksplozivit por që grupi i tij nuk mundi tu shpëtojë akuzave të biznesmenit Ylvi Beqja.
Emiljano Shullazi u dënua me 14 vite heqje lirie ndërsa krahu i tij i djathtë Gilmando Dani me 12 vite burg. Ndërkohë, 3 të pandehurit e tjerë u dënuan në total me 29 vite heqje lirie. Sipas gjykatës grupi i Shullazit do ti vuajë dënimet në një burg të sigurisë normale. (A2 Televizion)