Çështja Shullazi, shtyhet sërish verdikti i gjykatës

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2018, 14:19 | Kronikë

Gjykata e krimeve të rënda shtyu sërish verdiktin për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

Ndonëse për bandën famëkeqe është dhënë pretenca nga ana e prokurorisë, gjykata shtyu seancën, kjo pas pretendimeve të avokateve dhe kohës që iu duhet për mbrojtjen e klientëve të tyre.

Edhe në këtë seancë, të pandehurit zgjodhën që të mosparaqitjen para trupës gjykuese, ndërkohë që u përfaqësuan nga avokatët e tyre. Në sallë ishin dhe monitoruesit amerikane të cilët prej kohësh ndjekin procesin.
Mbrojtësit argumentuan se zëvendësimi i prokurorëve dhe akuza janë absurde dhe jashtë kornizave ligjore.

Ata i kërkuan gjykatës të zbulohet mënyra se si ata u zëvendësuan. Emiljano Shullazi, Gilmando Dani dhe 3 të pandehurit e tjerë akuzohen për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos