
Gjykata e Elbasanit dha masën e sigurisë për dy mjekët dhe infermierin e Fierit, të cilët mjekuan në banesë Nuredin Dumanin.
Për mjekun kirurg Julian Malaj gjykata vendosi "detyrim paraqitje". Masa ju komunikua ne Spitalin e Tiranës ku ndodhet i shtruar për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërsa për mjekun Ermal Gjeci dhe infermierin Bledar Bërdalli gjyqtarja Matilda Fetahu vendosi "arrest shtëpie".
Stafi mjekësor akuzohet për "moskallëzim krimi" dhe "veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. (A2 Televizion)